Balluku në rrugën Orikum-Dukat: Ka përfunduar 13% e punës. Baypass-i i Vlorës, gati para sezonit veror

11/04/2021 21:03

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një inspektimi të punimeve tha se 13% e punimeve në rrugën Orikum-Dukat, ka përfunduar, ndërkohë që pritet që punimet të avancojnë në muajit e ardhshëm.

“Vlora është kthyer në një kantier ndërtimi pasi është porta hyrëse në bregdetin e jugut shqiptar në rivierën shqiptare, ku vitet e fundit ka mjaft interes jo vetëm nga turistët vendas, jo vetëm nga turistët që vijnë shqiptarët e Kosovës apo shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga e gjithë bota. Ne kemi pritur shumë turistë në këtë zonë, por sigurisht me problematikat që ka pasur infrastruktura e trashëguar, e cila duhet zëvendësuar me infrastrukturën e re që ne po ndërtojmë për t’i dhënë mundësi kështu jo vetëm vizitorëve, por edhe investitorëve të cilët e kanë të pazëvendësueshme çështjen e infrastrukturës”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku kërkoi nga ARRSH dhe kompania e cila po realizon punimet që të marrin të gjitha masat për të mos krijuar pengesa në qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit të verës.

“Duhet menaxhuar shumë mirë trafiku. Ne kemi kantiere kudo, është e kuptueshme që ku ka kantiere krijohet edhe trafik megjithatë qytetarët meritojnë që gjatë kësaj vere që shpresojmë për shkak edhe të vaksinimit masiv që po bëhet tani, do jetë një verë më normale se ajo e shkuara, kështu që qytetarët duhet të qarkullojnë të qetë në të gjitha akset dhe të sigurt, pasi ne tregojmë kujdes të veçantë për sigurinë rrugore”, nënvizoi Balluku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA