Ky arsenal armësh nuk i është kapur Talebanëve në Afganistan apo Al Kaedës por një organizate kriminale shqiptare e specializuar në shitjen e armëve në Tiranë.
Policia e shtetit thotë se këto armë u gjetën në dy baza të tjera që përdoreshin nga disa persona të arrestuar e disa të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompleks” nën mbikëqyrjen e prokurorëve të SPAK.
Pjesë e arsenalit të armëve të kapura janë 50 automatik, 1 pushkë e precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.
Në fillim të muajit Prill thekson Policia e Shtetit, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, dhe u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel