
23/02 23:03
Të paktën 7 kryengritës janë vrarë si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve pro-pavarësisë në Kashmir të Indisë.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Indisë nënkoloneli Emron Musavi, njoftoi se mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve në Shopian ka ndodhur përleshje, ku kanë humbur jetën 5 kryengritës ndërsa janë plagosur 4 ushtarë.
Sipas tij, në një përleshje tjetër në rajonin Tral, forcat e sigurisë kanë vrarë 2 kryengritës, ndërsa gjatë operacionit janë konfiskuar armë dhe municione.
Top Channel