“Meta, kandidat i LSI në Vlorë”/ Kryeministri Rama, takime elektorale në qarkun e Vlorës ku kandidon vetë

10/04/2021 15:18

Kryesocialisti Edi Rama këtë të shtunë ia dedikoi fushatës elektorale në qytetin e Vlorës, ku ai garon me numrin 8.

Sikurse edhe në qytetet e tjera turin elektoral në Vlorë e nisi duke ndjekur procesin e vaksinimit. Edi Rama edhe njëherë tjetër e ritheksoi bindjen se kreu shtetit Ilir Meta është pjesë e fushatës elektorale.

Rama: Presidenti ka…ose më saktë Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. S’ka asnjë problem, natyrisht që ai bën një fushatë atipike skutave me subjekte të OFL i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut dhe ëndërrojnë revanshin nëpërmjet Saliut dhe Ilirit që qëllim kryesor te revanshit kanë rimarrjen në duar të drejtësisë, zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës.

Ilir Meta shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktoren në Vlorë nuk e di kujt do t’i bjerë, por në rast se parukierja jote s’do dekorohet sot thuaj nga ana ime se këto janë thjesht teneqe të shpërndara për arsyet që diskutojmë dhe përveç shpërndarjes së teneqeve presidenti ofron dhe divergjenca si përshembull nxjerrjen nga burgu të vëllait të x dhe kunatit të y. Por besoj se këto gjera do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ja dhënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht në kundërta me historinë që ne po bëjmë bashkë e ne 25 prill te vazhdojmë punën.

Edi Rama inspektoi punimët e Rrugës së  Lumit të Vlorës dhe foli për rëndësinë e saj.

Rama: Me këto dy rrugë të ëndërruara prej 100 vjetësh nga njerëzit e këtyre zonave të premtuara denbabaden edhe nga vetë sekretari i parë i kohës së largqoftit dhe pastaj nga të gjithë të tjerët, po krijojmë një pellg komplet të ri për turizmin. Po krijojmë një hapësirë të re që i shtohet hapësirës turistike të Shqipërisë. Po krijojmë një platformë fituese për ekonominë rurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA