Kultivim narkotikësh/ Operacioni “Gjoçaj”, policia e Matit arreston 6 persona

10/04/2021 11:57

Në vazhdën e operacionit të koduar “Gjoçaj”, Policia e Matit, ka vendosur në pranga 6 persona, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm.

Këta shtetas akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Policia thotë se të arrestuarit janë: T. Xh., 60 vjeç; F. Xh., 24 vjeç; A. Xh., 50 vjeç; E. L., 39 vjeç; D. M., 23 vjeç; të gjithë banues në Mat, dhe A. P., 25 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohen se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mat. Vijon operacioni policor i koduar “Gjoçaj”.

Shkon në 8 numri i personave të ndaluar nga Policia për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 6 persona të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Më herët janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve dhe kapjen
e personave të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet, ku si rezultat i operacionit të koduar “Gjoçaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

T. Xh., 60 vjeç; F. Xh., 24 vjeç; A. Xh., 50 vjeç; E. L., 39 vjeç; D. M., 23 vjeç; të gjithë banues në Mat, dhe A. P., 25 vjeç, baues në Krujë.

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA