Derë më derë për vaksinat/ Mjekët dhe infermierët udhëtojnë në fshatrat e Shkodrës

10/04/2021 20:00

Për shkak të distancës së largët, moshës së thyer dhe faktit se të rinjtë janë thuajse të gjithë në emigracion, të moshuarit në Dajç të Shkodrës e kanë të vështirë të udhëtojnë të vetëm për në qendrën shëndetësore që të marrin vaksinën.

Prandaj çdo ditë, mjeku Besnik Haxhija së bashku me infermieret, udhëtojnë drejt 11 fshatrave,  të kësaj njësie administrative, për të vaksinuar të moshuarit në shtëpitë e tyre.

Mjeku Haxhija thotë se të moshuarit e kësaj zone, e  kanë pritur mirë vaksinimin për vetë faktin se ata udhëtojnë shumë shpesh drejt Italisë ku kanë fëmijët e tyre dhe tashmë ndihen më të sigurt.

Në të gjithë Shkodrën deri me tani janë kryer mbi 15000 mijë vaksinime ndërsa prej disa ditësh po vaksinohen edhe 65 vjeçarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA