Kryedemokrati Lulzim Basha e vijoj fushatën elektorale në Dibër përsëri duke mos marr në konsideratë nevojën e respektimit të masave anti-covid.

Pritjen që i rezervuan dibranët e quajti uragan  të padurimit për ndryshim.

Basha: Nuk jemi mbledhur këtu për të shkuarën, por për të ardhëm të cilës do i primë më 25 prill. Sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë dhe Dibrën, ai dhe ata që morën peng ekonominë tuaj, mirëqenien tuaj, arsimin dhe shëndetësinë, ata janë një pakicë absolute që i kanë orët dhe ditët e numëruara. E ardhmja është Dibrës dhe e gjithë dibranëve! E ardhmja është e Shqipërisë dhe e çdo shqiptari.

Për dibrantët Basha pati këtë premtim.

Basha: Së shpejti do ta rimarr vendin që i ka takuar prehistorisë dhe mençurisë dibranëve në çdo fushë, duke nisur me rihapjen e filialit të Universitetit këtu në Peshkopi. Me të drejt është krenari kombëtare e mençurisë që siç e tha dhe një nga intelektualët më të shquar dibranë, Dibra ka qenë universitet para se të kishte universitet, e pra, do ta kthejmë  prapë universitetin. Arsimin, shtyllën e të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndaj, e kotë është t’ju pyes pas 8 vitesh lëngatë edhe dimri, pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, grabitjesh dhe dështimesh, do t’ja hapni më derën të keqes? A do t’ia hapni më derën të keqes? A do t’i themi të gjithë bashkë të keqes ik? Së bashku t’i prijmë ndryshimit që kërkon Dibra dhe gjithë Shqipëria.

Nga takimi me intelektualët Basha ka folur edhe për rrugën e Arbrit një prej investimeve madhore të qeverisë Rama.

Basha: Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë kësisoj jo thjesht trafikun, por dhe shkëmbimin ekonomik me qendër më të madhe ekonomike të Shqipërisë, do ta sjellë shumë më afër edhe infrastrukturës turistike të turistëve të cilët janë dhe duhet të jenë në të ardhme një nga prioritetet tona për ti njohur jo thjesht me bregdetin por me gjithë bukuritë e mahnitshme të Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër kjo do të sjellë një ndihmë të madhe për bujqësinë Dibrane, për pemëtarinë Dibrane, për blegtorinë Dibrane, produktet e të cilës janë me nam për nga cilësia, për nga natyra e tyre unike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA