Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber Neës, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linqeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.

Sipas Cyber News, nuk është e qartë nëse kriminelët kibernetikë po shesin profile të update-uara apo nëse të dhënat janë marrë nga një sulm i mëparshëm në Linkedin apo diku tjetër.

Kush ka nxjerrë në shitje në “Dark Web”, këtë sasi të madhe profilesh, për të demonstruar legjitimitetin e informacioneve që zotëron, lejon shkarkimin e dy milionë të dhënave si kampion, për vetëm dy dollarë, ndërsa për aksesin në bazën e të dhënave, bashkë me informacionet e grabitura, kërkohet edhe pagesa e rreth 1800 dollarëve.

Ashtu siç ka ndodhur edhe me grabitjen e të dhënave personale të përdoruesve të Facebook, edhe për Linkedin bëhet fjalë për një nxjerrje të të dhënave nga një faqe webi përmes një software-i, pra jo për një shkelje të sigurisë, ose një sulm kibernetik mbi platformë. Për ekspertët, gjëja e parë që duhet bërë është ndryshimi i pasword-it të aksesit në profil dhe të gjithë kodeve të llogarive të e-mailit të lidhura me profilin e Linkedin dhe të kërkesave për lidhje nga ana e personave të panjohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA