Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku gazetari i kronikës, Georgios Karavas është ekzekutuar nga dy persona të paidentifikuar.

Georgios Karavas është qëlluar me 6 plumba në zonën e Alimos.

Të njëjtat burime raportojnë se vrasësit e gazetarit ishin dy, të cilët pasi qëlluan u larguan me motor.

Vlerësimet e para tregojnë për një sulm terrorist, pasi autorët e krimit dyshohet të jenë nga EL.AS. të njohur si vrasës profesionistë.

E gjithë bota e gazetarisë ka ngelur e shokuar nga vdekja e tij, pasi ishte i njohur si koleg i denjë e i mirë dhe një reporter me moral.

George Karaivaz ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Një reporter policie që nga vitet 1990 në stacionin televiziv ANT1, ndërsa në vitin 2017 u zhvendos në kanalin STAR.

Një bashkëpunëtor prej vitesh edhe me gazetën “ELEFTHEROS TYPOS”.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA