Vjen biografia e Mike Pence/ Ish-zëvendësi i Trump, marrëveshje me shtatë shifra

08/04/2021 12:03

Mike Pence ka nënshkruar një marrëveshje për dy libra me kujtime të tij, që raportohet se vlen miliona dollarë, duke e bërë atë një nga të parët në rrethin e ngushtë të ish-presidentit Donald Trump që njofton një marrëveshje të tillë.

Autobiografia e Pence, aktualisht pa një titull, pritet të dalë në shitje në 2023. CNN raporton se marrëveshja e ish zëvendëspresidentit është me shtatë shifra, diku mes 3 dhe 4 milionë dollarësh.

Unë jam mirënjohës për mundësinë që më jepet për të treguar historinë e jetës sime në shërbimin publik të popullit amerikan, që nga puna në kongres, te zyra e guvernatorit të Indianas dhe si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara”, tha Pence në një deklaratë për shtyp. “Unë me padurim pres të punojë me një ekip të jashtëzakonshëm për të ftuar lexuesit në një udhëtim nga një qytet i vogël i indianas në Washington DC”.

Botuesi Simon & Schuster njoftoi një ditë më parë se kishte nënshkruar një marrëveshje edhe për një libër të dytë të Pence por nuk dha detaje të mëtejshme. Pence, është i pari zyrtar i lartë i administratës Trump që njofton një marrëveshje të tillë që kur presidenti la zyrën në janar, edhe pse ish këshilltarja e shtëpisë së bardhë Kellyanne Conway dhe ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo janë mes atyre që po punojnë me libra të tillë.

Një biografi e Pence, me shumë gjasë do të ishte subjekt i tensioneve të ngjashme me ato që ish-zv.presidenti ndeshi kur refuzoi kërkesën e Trump për ta ndihmuar në përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve. Pence konsiderohej gjerësisht besnik dhe bashkëpunëtor i Trump por vetë ky i fundit e kritikoi atë pasi nuk ndërhyri më 6 janar në kongres kur u certifikua fitorja e Joe Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA