Gjermani, mbushen terapitë intensive/ Merkel nuk përjashton vendosjen e karantinës

08/04/2021 22:52

Kancelarja Angela Merkel e mbështet një “mbyllje afatshkurtër në shkallë vendi” në luftën kundër infektimeve që kanë marrë hov në vend.

Një zëdhënëse e kancelares theksoi, se sistemi shëndetësor gjerman është nën një presion gjithmonë e më të madh dhe Merkel, sipas saj, është pro një mbylljeje afatshkurtër në shkallë vendi, mbyllje e cila ka si qëllim uljen e shifrave të infektimeve nga koronavirusi. Teksa Gjermania gjendet ne mesin e betejës me valën e tretë të pandemisë dhe fushatës së ngadaltë të vaksinimeve, disa drejtues të landeve kanë bërë thirrje për një periudhë ashpërsimi të kufizimeve. “Është e drejtë çdo thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të njëtrajtshme”, tha zëdhënësja Ulrike Demmer.

“Gjithashtu, në këto momente është me rëndësi një qasje e përbashkët në shkallë vendi.” Menaxhimi i ndryshëm i pandemisë nga 16 landet “nuk është kontribut i mirë për situatën”, shtoi ajo. Demmer u tha gazetarëve, se në Gjermani po vërehet një numër i rritur i pacientëve që janë në terapi intensive.

“Për momentin nuk kemi të dhëna pozitive, për aq kohë sa numrat e infeksioneve të reja po rriten. Por një mesazh i qartë është numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv. Po rriten së tepërmi, shumë shpejt. Mjekët e kujdesit intensiv janë të shqetësuar”, u shpreh ajo. Sipas Institutit Robert Koch, të dhënat kombëtare tregojnë 110.1 raste për 100.000 banorë.Duke u bazuar në sistemin federal gjerman, secili land ka të drejtën që të vendosë vetë për rregullat e menaxhimit të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA