Ambasada e Mianmarit në Londër/ Atasheu ushtarak i vë ‘drynin’, lë jashtë ambasadorin

08/04/2021 13:20

Ambasadori i Mianmarit në Britani të Madhe Kyaw Zwar Minn është larguar nga ambasada në Londër, veprim që e ka quajtur “puç” nga ushtria, e cila ka fituar pushtetin në Mianmar, në muajin shkurt.

Kyaw Zwar Minn, i cili ka bërë thirrje për kthim të rregullit civil në vendin e tij, tha të enjten se zëvendësi i tij e kishte lënë atë jashtë ambasadës, duke mbyllur dyert e duke marrë kontrollin e godinës në emër të ushtrisë së Mianmarit. “Ky është një lloj puçi në mes të Londrës, mund ta shihni se ata kanë pushtuar ndërtesën time”, ka thënë ai.

Protestuesit janë mbledhur bashkë me ambasadorin jashtë ndërtesës, pas raportimeve se ai ishte lënë jashtë. I pyetur se kush është brenda, ai është përgjigjur se aty qëndron “atasheu i mbrojtjes, që ka pushtuar ambasadën time”. Departamenti i policisë së Londrës ka lëshuar një deklaratë duke thënë se është në dijeni të protestës jashtë ambasadës dhe se disa zyrtarë të saj janë prezentë, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë arrestim.

Zyra për Çështje të Jashtme në Britani ka thënë se “është duke kërkuar informacion të mëtejmë pas informacionit për incident në ambasadën e Mianmarit në Londër”. Muajin e kaluar, ambasadori bëri thirrje për lirimin e lideres së zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi dhe presidentit Win Myint, ç’ka ka nxitur ministrin e Jashtëm britanik, Dominic Raab ta përshëndesë atë për “kurajën” që ka. Britania ka sanksionuar disa anëtarë të ushtrisë së Mianmarit, si pasojë e puçit dhe ka kërkuar rikthimin e demokracisë.

Protestat vijojnë ndërkohë në Mianmar, pavarësisht përgjigjes brutale nga ushtria. Asociacioni për të Burgosurit Politikë ka thënë se prej nisjes së puçit janë vrarë rreth 580 persona, derisa rreth 3,500 të tjerë janë arrestuar. Shumica prej tyre janë në arrest.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA