Shifra tragjike! Më shumë se 4 mijë të vdekur nga Covid-19 në Brazil, sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

07/04/2021 07:59

Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu numri i infektimeve vazhdon të mbetet i lartë.

Në disa qytete, spitalet janë të mbipopulluara me njerëz që vdesin duke pritur të marrin trajtim dhe sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona. Thuajse 337 mijë kanë humbur jetën nga Covid-19 duke bërë që Brazili të renditet i dyti pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për numrin i viktimave.

Por presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë idenë e mbylljes për të ndalur shpërthimin e infektimeve. Ai vazhdimisht ka argumentuar se mbyllja do të ndikonte në ekonomi dhe dëmi i bërë nga mbyllja do të jetë më i keq sesa dëmi nga virusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA