SHBA-ja po përballet me një tjetër mungesë si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe ajo është ketchup-i i domateve.
Pandemia ka çuar në një rritje të madhe të kërkesave për paketat shumë popullore të ketchup-it.
Kompania e ketchup-it më të shitur në botë, Heinz, Marja, tha se rritja e kërkesave është shkaktuar nga trendi i përshpejtuar i porosive për t’u marrë me vete.
Pakot, që shoqërojnë porositë, kanë zëvendësuar shishet që mbahen në tryezat e restoranteve. Kompania thotë se vetë ajo ka rritur prodhimin.
Kraft Heinz tha për agjencinë e lajmeve AFP se ka bërë përmirësime në procesin e prodhimit por sidoqoftë, kërkesa është më e madhe se furnizimi.
Ajo tha se ka shtuar disa linja të reja prodhimi në fabrikat e saj dhe ka zhvilluar edhe një mekanizëm, që nuk ka nevojë të preket me dorë, për shërbimet.
Çmimet e pakove të Ketchup-it u rritën me 13 për qind që nga janari 2020, sipas Wall Street Journal.
“Si mund të shërbejmë ne patate të skuqura pa ketchup-in Heinz”, thonë pronarët e restoranteve. Më herët, në SHBA, ka pasur për shkak të pandemisë, edhe mungesa të letrës higjenike, specave djegës dhe paketimeve të aluminit, sipas raporteve.
Top Channel