Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka biseduar me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, me ç’rast diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale si dhe ato rajonale, theksuan mediat shtetërore kineze.
Xi i kërkoi Gjermanisë dhe BE-së “të bëjnë përpjekje të përbashkëta me Kinën për të mbrojtur dhe promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të bashkëpunimit të tyre, në mënyrë që të sjellin më shumë siguri në botën e paqëndrueshme”, njofton gazeta “Global Times” e cila thekson se “Zhvillimi i Kinës është një mundësi për BE-në”.
Presidenti kinez shpreson se BE-ja mund të “bëjë një gjykim korrekt, të pavarur për të arritur pavarësinë strategjike”.
Këto zhvillime vijnë disa ditë pasi BE-ja, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Kanadaja si përpjekje e koordinuar vendosën sanksione ndaj zyrtarëve kinezë për abuzimin e pretenduar ndaj pakicës muslimane ujgure.
Kina është akuzuar për diskriminim ndaj ujgurëve në rajonin e saj veriperëndimor Xinjiang.
Grupet e të drejtave theksojnë se ajo në qendrat e paraburgimit mban deri në 1 milion ujgurë, të cilat Kina i quan “kampe të riedukimit”.
Më 19 janar, në ditën e tij të fundit të plotë në detyrë, Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Kinën për kryerjen e gjenocidit kundër grupit të pakicës./AA/
Top Channel