Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun e Alcatrazin, ai “priti” kriminelë famëkeq si Al Capone dhe James “Whitey” Bulger
Brazili ka regjistruar më shumë se katër mijë vdekje të lidhura me coronavirusin në 24 orë për herë të parë, pasi një variant më ngjitës ushqen rritjen e rasteve.
Spitalet janë të mbipopulluara, me njerëz që vdesin ndërsa presin për trajtim në disa qytete gjersa sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend tani është pothuajse 337 mijë, gjegjësisht shteti dytë me më së shumti viktima në botë pas SHBA-së.
Por, presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të frenuar shpërthimin, raporton bbc.
Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit dhe është përpjekur të kthejë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale.
Duke folur para mbështetësve jashtë rezidencës presidenciale të martën, ai kritikoi masat e karantinës dhe sugjeroi pa prova se ato ishin të lidhura me mbipeshë dhe depresion. Ai nuk dha komente për 4,195 vdekje të regjistruara në 24 orët e kaluara.
Deri më tani, Brazili ka regjistruar më shumë se 13 milionë raste me coronavirus, sipas ministrisë së shëndetësisë. Rreth 66,570 njerëz vdiqën shkaku i virusit në muajin mars, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor. /Telegrafi/
Top Channel