Në vitet e para të demokracisë, Altini mblodhi rreth vetes një grup me disa të rinj problematik. Vrasjen e parë që i njihet daton në 23 Maj të vitit 1993. Atë ditë, ai ndodhej në lagjen “Çlirim” së bashku me Gazmend Rakipin, Edmond Merkon dhe Adrian Çobon, që sot, të gjithë rezultojnë të ekzekutuar. Ata ishin nën efektin e alkoolit. Në trotuar vendosën një kanaçe birre dhe vunë bast të vrisnin këdo që e prekte i pari.

Fati i keq i ra shtetasit Jonuz Tomori. Ai e shtyn me këmbë kanaçen. Altin Dardha dhe shokët e tij konfliktohen me fjalë e më pas e qëlluan me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja i dha emër Altin Dardhës por do të ishte pikënisje e një lufte brutale mes bandave. Viktima ishte vëllai i Burhan Tomorit, një prej të fortëve të kohës.

“Altin Dardha në shëtitoren e Beratit pas një sherri banal qëlloj me thikë një pjestar të bandës së kalasë dhe nga aty filluan luftën” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi. Burhan Tomori nisi hakmarrjen. Në 23 tetor të vitit 1994 ai ekzekuton në lagjen “kala” Gazmend Rakipin. Në 22 tetor të vitit 1995 një nip Tomorit ekzekuton në Zvicër edhe Edmond Merkon, shokun tjetër të Altinit. Gjatë kësaj periudhe, Dardha kishte forcuar autoritetin duke kryer disa vrasje. Në qytet ai po ngrinte mitin e tij duke përhapur terror. Gazetari Zylyftar Plaku, është ndër të paktët njerëz që është parë sy më sy dhe ka pasur një bisedë me Altin Dardhën.

“Nja dy bashkëfshatarë të mi që i kisha pas nxënës më kërkuan ti coja me makinë, unë lëvizja si gazetar, më kërkuan ti çoja në filan vend, i cova atje. Ajo ishte shtëpia e Altinit por unë se dija. Pasi mbaruan bisedën doli dhe Altini. Dola nga makina, e takova se ishte me të njohurit e mi dhe më pyeti, bëra dhe lidhjet, që më njinhte. E më tha: Ti ke filan biznes, po i thashë. Mos ki merak, nuk do të prekë kush dhe nuk do të gjejë gjë” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

Në Janar të vitit 1995, së bashku me Adrian Çobon, i njohur me nofkën “Zhaku”, ai vrau Sokol Veleshnjën. “Altini ishte në arrati atë kohë dhe Adri Cobo se ishte në kërim për vrasje Sokol Veleshnjas” u shpreh Genci Fejzollari, Ish-Shef Krimesh në Berat. Kjo është ngjarja e parë për të cilën Altin Dardha kishte dosje konkrete dhe u arrestua. “Marim informacion që Altin ishte i plagosur dhe strehuar në një banesë në Kucovë, menjëherë me RENEA, me dy grupe bëjmë rrethimin, futemi në banesë me qetësi, pa u kuptuar që ndodhej policia, hyjmë dhe gjejmë në gjumë Altinin, e arrestojmë” u shpreh Genci Fejzollari, Ish-Shef Krimesh në Berat.

“Shprehja e tij ishte s’ka mundësi të më kapë policia, pastaj u prezantova me emër mbiemër dhe funksionin që mbaja, mendoj se u cudit nga arersitmi” u shpreh Genci Fejzollari, Ish-Shef Krimesh në Berat “Altin Dardha ka vrarë mbi 50 veta në Berat” u shpreh Lefter Maliqi, Ish-Shef Krimesh në Berat.

“Arrestuam Altinin por na dilte detyrë të vijonim me pjestarët e tjerë që ishte Adri Cobo i mbiquajturi Zhaku” u shpreh Genci Fejzollari, Ish-Shef Krimesh në Berat. “Pasi morëm informacionin e parë, për vendodhjen e Adrit, në fshaitn Duhanas, kemi bërë rrethimin. Ndërhyrja nuk ishte energjike dhe e zhurmshme për krijuar panik te Cobo. Kur e arrestuam ka pasur një granatë me vete që në monmentin final donte ta aktivizonte duke hequr siguresën” u shpreh Genci Fejzollari, Ish-Shef Krimesh në Berat.
Gjatë trazirave të vitit 1997 ai dhe shoku i tij Adrian Çobo u liruan nga burgu. Ata u bashkuan me disa trafikantë të fuqishëm që operonin në Itali dhe Zvicër.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA