Top Story/ Tradhëtia nga shokët dhe fundi i mistershëm. A ka Altin Dardha një varr?

06/04/2021 23:48

Në 21 Shkurt të vitit 1998 në lagjen kombinat vritet Gramoz Cufe, një prej njerëzve më të afërt të Dardhës. “Ne sot shikojmë faktin që këto liderët e grupeve, ose si kanë dosjet, ose i kanë të fshehura, ose i kanë të mbyllura për një arsye tjetër, që do thotë që të gjithë këta grupe menaxhoheshin” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

“Por mos harroni që skishte mbetur gjë në këmbë laboratorët e polcisë shkencore nuk ezkistonin, cdo gjë sillej në Tiranë. Raportet pas fundit Korrikut e Gushtit kanë qenë profesionale, natyrisht që mungonin mjetet për policinë” u shpreh Neritan Ceka, Ish-Ministër i Brendshëm. Pas eleminimit të Cufes, Altin Dardha kundërpërgjigjet. Në 25 Shkurt të vitit 1998 ai mëson se armiku kryesor i tij Burhan Tomori, ishte duke pirë kafe në një lokal pranë stadiumit të qytetit. Së bashku me Gëzim Kasëmin, Agron Bilalin dhe Altin Isufin afrohen me një automjet dhe hapin zjarr njëkohësisht në drejtim të tavolinës ku ndodhej Tomori. Burhan e Abduraman Tomori, Behar Eskiu dhe Kastiot Bejko humbën jetën në vend. Pas krimit, Dardha dhe ushtarët e tij u larguan me shpejtësi drejt Uznovës.

“Ishim në ndjekje deri në majat më të larta të Vërtopit” u shpreh Lefter Maliqi, Ish- Shef i Komisariatit në Berat. Gjatë arratisë, Altin Dardha vret shtetasin Sali Kumani, krim që mendohet se është kryer për të shpërqendruar policët. Në arrati e sipër ata ndërrojnë 2 makina që i grabisin nën kërcënimin e armëve dhe marrin peng një polic. Për shkak të terrenit më pas janë larguar me vrap. Policia prangosi Gëzim Kasëmin dhe Agron Bilalin.

Altin Isufi u vra në ndjekje e sipër. Altin Dardha ia hodhi. SIpas dëshmitarëve, veç policëve ai po ndiqej edhe nga pjesëtarët e bandës së Vakëfit. Madje, policët u tërhoqën shpejt por banditët vijuan ndjekjen drejt maleve. Altini u arratis drejt Fierit ku strehohet nga një person i njohur si i forti i Roskovecit.

“Të nesërmen është nisur nga Fieri për në Greqi dhe ndërkohë është lajmëruar vrasësi i tij ku do ta gjente. Edhe në ate rast mbrapa ishte pushteti se Dardha dinte shumë” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi “Pavarësisht se u përfol që strukturat e policisë krijuan rrethim, kontrolle etj, ai me makinë kaloi dhe u prit në Janinë nga shoku i itj që e eliminoi” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

Miqtë e vjetër e shikonin si barrë tashmë Altin Dardhën. Ai nuk u duhej më dhe po e dërgonin Qorrin drejt e tek Arjan Paja, një vrasës nga Kuçova që ishte porositur ti jepte fund kapobandës më të frikshëm të Beratit. Shokët e kishin tradhtuar. Altin Dardha nuk i duhej më askujt. Vdekja e tij i jepte fund një lufte të gjatë mes bandave. Qorrit iu faturuan dhjetëra vrasje të tjera ku bashkëpunëtorë kishte pasur familjet e tjera të Çelepias.

Të gjithë dilnin të pastër me eliminimin e Dardhës. Por, sot e 23 vite ka ende nga ata që kanë dyshime mbi vdekjen e Qorrit. Top Story ka mësuar nga dëshmitarë se ai është varrosur në Athinë. Në ceremoninë mortore morën pjesë 6 persona nga rrethi i ngushtë familjar.“Asnjë nuk e ka parë trupin e Altinit dhe e vetmja gjë që dihet biseda e fundit me vrasësin e tij. Ai i ka kërkuar ti falë jetën duke i premtuar një thes me para” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi.

“Vitet e para thuhej që nuk është e vërtetë, duhet ekzaminim mjeko ligjor, por besoj sipas gjithë të dhënave që janë marrë edhe nga personi që mendohet se e ka ekzekutuar. Me një fjalë e sigurt që e kanë siguruar në dijenin operative, nuk po them me prova shkencore apo mjekoligjore se nuk e kam parë dosjen. Mos ishte eliminuar të jeni të bindur që do kishte vrasje të tjera” Lefter Maliqi, Ish-Shef i Komisariatit në Berat.

Pak muaj më vonë, në 29 tetor të vitit 1998 u ekzekutua në Durrës edhe vrasësi i Altin Dardhës. Paja u eliminua nga pjesëtarët e bandës së Durrësit me në krye Lul Berishën. Hesapet e bandave të Beratit ishin përzier me grupet më të fuqishme në vend.“Kam qënë shef i policisë kriminale në Lushnje ku bandat e Lushnjes dhe Beratit kishin ndërthurje me njëra-tjetrën” u shpreh Lefter Maliqi, Ish-Shef i Komisariatit në Berat.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA