Hasmëria mes Altin Dardhës dhe bandës së Burhan Tomorit e kishte ndarë në dy pjesë qytetin e Beratit, nga njëra anë grupet e “Çelepias” dhe nga krahu tjetër grupet e “Vakëfit”. Ura e Goricës shërbente si pikë ndarëse për zonat e influencës. Aty, qëndronte tanku me njerëzit e Altin Dardhës.
“Në atë kohë shteti doli jashtë funksioni, bandat morën në dorë situatën, policia ishte jo funksionale përvec disa oficerëve dhe policëve që e kishin pasion redin, uniformën luftën ndaj krimit, të tjerët u tërhoqën nga komisariatet” u shpreh Lefter Maliqi, Ish-Shef i Komisariatit në Berat
“Punonjës të policisë kishin lidhje me këto grupe , herë pas here kur duhej rregulli mbahej kontrolli qoftë edhe përmes këtyre pjesëtarëve të grupeve” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.
Altin Dardha është ndër më të njohurit e kapobandave të Beratit. Në fakt, ai ishtë bërë më i njohuri ndër grupet e Çelepias për terrorin që kishte mbjellë, dhe jo për nga rëndësia dhe lidhjet. “Altini i merrte urdhrat nga Tirana për cdo gjë sepse nuk ishte sic e tregojnë gojëdhënat” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi.
“Ai është krminel që u përdor dhe faktikisht nuk përfitoi asgjë nga krimet,përfitoi vetëm emrin, janë të tjerë ata që përfituan dhe i menaxhojnë edhe sot të ardhurat” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.“Berati edhe Vlora ca mësime na i japin, mësimin që ruhuni nga politika që bshkëpunon me krimin se ajo con në shkatërrimin e shtetit, dhe ai që e pagun është qytetari, ajo gruaja që vritet atje në mes të rrugës” u shpreh Neritan Ceka, Ish-Ministër i Brendshëm.
Në zonën e Çelepiasit Altin Dardha vepronte i bashkuar me të fortët e lagjes. “Në momentin që ne kemi bërë arrestimin e Dardhës dhe Cobos, nuk mund të them që ishin kokat e krimit të Beratit, Kriminaliteti atë kohë ishte në drejtimin e trafikimit të femrave dhe drogave të ndryshme por ky aktivitet zhvillohej në Zvicër” u shpreh Genci Fejzollari, Ish-Shef Krimesh në Berat.
Në krahun tjetër të qytetit vepronte banda e kalasë e kryesuar nga Burhan Tomori dhe ajo e Vakëfit që kryesohej nga Byniamin Hajro, i njohur si “Bujo Çami”. Ishin dhe disa grupe më pak influente si banda e Uznovës, djemtë e “Tame’së”, Kokoshët apo të tjerë emra që kryenin krime të ndryshme.
“Grupi Celiepiasit, Vakëfit që ishin grupet që kishin kontradiktat e mëdha, vetë Celkepiasit u ndanë në dy grupe. Vakëfi ishte grupi Bujo Camit, në Uzniovë, në Urë vajgurorë, Kucovë, ata të Kucovës u eliminuan” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.
Emisioni i plotë:
Top Channel