Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë të fushatës elektorale me një seri takimesh në qytetin e Pogradecit, nga ku ndalesa e parë ishte një qendër shëndetësore ku vijon vaksinimi.
Më pas, kreu i vendit u nis drejt Korçës dhe inspektoi nga afër punimet në kantierin e ujit në Pojan, të cilat do të përfundojnë pas 2 muajsh.
Takimi elektoral për zgjedhjet e 25 prillit për Partinë Socialiste vijoi në Korçë, ky ishte i pranishëm kryetari i bashkisë së Korçës dhe kandidatët për deputet në këtë qytet si dhe kryeministri Rama.
I pranishëm ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjithashtu kandidat për deputet në këtë qytet, i cili u shpreh se mandati i tretë do të jetë mandati i punësimit dhe ekonomisë.
“Ky mandat është mandati i punësimit dhe ekonomisë. Këtë transformimin që ka ndodhur në infrastrukturë duam ta shohim në mirëqenien e çdo familje. Në Korçë e kemi filluar nga zero, dhjetëra bujtina, shtretër po shtohen çdo vit në Korçë dhe rrethinat pranë saj. Lindi një sektor i ri i cili ka hapur qindra vende pune. Nesër do të inaugurojmë qendrën e inovacionit. PD nuk ka ndryshuar as në formë as në përmbajtje”, tha ai.
Kreu i qeverisë u shpreh se plani dhe ambicia e PS për planin e veprimit për 2021-2025 është që Shqipëria të bëhet kampione e turizmit në Ballkan.
“Kjo është një fushatë që fjala ka më shumë vend dhe mundësia për të dëgjuar është më e madhe. Faleminderit Enit dhe Raqkës dhe Nikos, po përtej faktit që vërtet është kënaqësi të dëgjosh fjalët e mira, dua të them se në këtë që ka ndodhur me transformimin urban, përtej marrjes së meritave dua që ta them që Korça ka qenë një prej pioniereve të këtij transformimi dhe madje vetë rilindja urbane si vizion ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të disa njerëzve, ndër të cilët ka qenë Nikua, që qysh në krye të herës në pozicionin e kryetarit të bashkisë.
Nisi një projekt që në është projekti i parë i asaj që më pas mori ermin e rilindjeve urbane dhe u kthye në një program që u mishërua në një vizion për PS. Projekti i kalldrëmeve. Korça është një ndër ato që ka thesare të paçmuara. Ishte e pamundur në atë kohë të bëjë fotografi me të cilat mund të krenoheshe me miqtë e huaj sa të bukura janë qytetet e Shqipërisë. Para se ne të merrnim mandatin e parë flisnim të gjithë për të ardhmen e këtij vendi përmes turizmit por turizmi ishte një fjalë, një dëshirë, një ambicie e pambështetur.
Shikoja një raport të Bankës Botërore të vitit 2008 ku flitej për “boom” turistik në Shqipëri, i përkthyer në shifra ishte shumë më pak turistë sesa sot ka vetëm Korça. Këtu është vendi i duhur për të thënë se ambicia jonë dhe plani ynë i veprimit për 2021-2025 është që ta bëjmë Shqipërinë kampionë të turizmit në Ballkan, të agroturizmit, në eksportet bujqësore”, tha Kryeministri.
Top Channel