Programi i punësimit/ Qeveria zgjat afatin e skemave për subvencionimin e pagës minimale për ata që humbën punën

05/04/2021 19:51

Qeveria vendosi të zgjase afatin e skemave për subvencionimin e pagës minimale për të gjithë individët që humbën punën gjatë periudhës mars-dhjetor 2020.

Përfaqësuesit e industrisë fason vlerësojnë si pozitive zgjerimin e afatit deri në fund të këtij viti për rimarrjen në punë nga kompanitë private, por shtojnë se programet nuk kanë funksionuar siç duhet.

Kjo shpjegojnë ata për shkak të burokracive dhe kritereve rigoroze të përcaktuara nga ekzekutivi.

“Kuptohet që është një program për t’u përshëndetur, por vështirë të zbatohet në praktikë. Masë në situatë të jashtëzakonshme dhe trajtohen si në kohë të zakonshme. Dua të them ka burokraci, kërkesa të shumta për dokumentacion që e bën programin të parealizueshëm. Shihet në të dhënat e listën ku u dha pagesa për pagën minimale dhe bonusin 40 mijë lekë.”

Prodhuesit e industrisë fason shpjegojnë se janë në krizë likuiditeti dhe çdo ditë po bëjnë shkurtime të stafit. Ata bëjnë apel për ndihmë direkte për të mbajtur në punë punonjësit aktualë dhe pwr t’i mbijetuar krizës.

“E mirë si masë , por e parealizueshme sepse në radhë të parë ne duhet të ndihmojmë kompanitë të mbajnë në punë punonjësit aktualë dhe më pas të mund të rimarrim të larguarit nga puna,sepse në industrinë që unë përfaqësoj largohen çdo javë rreth 250 mijë punonjës.  Puna që vinte nga jashtë është bllokuar fare dhe prodhimi po lëngon dhe ato pak likuiditete që kishim u shfarosën dhe kjo do vazhdojë edhe më tej. Shifra më të këqija na presin në të ardhmen.”

Skemat e punësimit 4, 8 dhe 120 mujore të punësimit u lançuan vitin e kaluar nga qeveria si një mënyrë për të zbutur goditjen e tregut të punës. Programet parashikonin subvencionim të pagës minimale dhe kontributeve shoqërore e shëndetësore për periudhat përkatëse sipas skemave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA