Data e 25 prillit premton reforma në sistemin shëndetësor. Në programin politik te Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, shëndetësia zë një vend të rëndësishëm.
Socialistet premtojnë autonimi spitalore, nga ana tjetër kjo parti kërkon një mandat të tretë për të vazhduar reformat e nisura.
“ Nëse marrim PS të Shqipërisë, premton autonomi spitalore. Kjo është reforma e re që vjen nga kjo parti politike. Kjo duke e pilotuar fillimisht në spitalin e ri Fierit sipas modelit turk. Dhe nëse do të shikohet një efektshmëri e kësaj mënyre të funksionit të sistemit shëndetësor do të shtrihet më pas në spitalet e tjera. Ndërkohë sa u takon pikave programore të PS lidhur me investimet në spitalet rajonale, në spitalet universitare apo dhe në maternitete çon në linjë të drejtë me investimet e parashikuar për tu kryer në buxhet afatmesme. Kjo në linjë të drejtë me kërkesën e kryeministrit për të pasur një mandate të tretë. Kjo për vazhdimin e reformave. “ tha gazetarja Denisa Celami.
Ndërkohe që PD premton rritjen e pagave të infermierëve dhe mjekëve, nga ana tjetër nuk premton më shumë para për sektorin e shëndetësisë. A do të thotë kjo që paga e mjekëve do të sjellë më pak investime në infrastrukturën shëndetësore? Kjo pikë mbetet e paqartë në programin e PD.
“ Ndërkohe që PD, edhe pse ka një program më të detajuar, argumentuar ka pika që është e pa qartë për mënyrën se si ajo do t’i realizojë reformat që premton. Premtohet reformimi I sektorit farmaceutik. Duhet të kujtojmë që ndryshimi në ligjin e barnave që ka ndodhur në vitin 2015 që solli një liberalizim të tregut farmaceutik duke hequr që barnat që qarkullojnë në Shqipëri të kenë qarkulluar njëherë në BE. PD e ka kontestuar vazhdimisht edhe në komisionet e shëndetësisë të asajkohe në vitin 2015. Në këtë program që flitet për reformimin e sektorit farmaceutik nuk argumentohet nëse I referohet ndryshimeve të këtij ligji“, tha ajo.
“ Premton rritjen e pagave të infermierëve dhe mjekëve. Është një premtim që ua çon pagat mjekëve edhe infermierëve konkuruese në vendet e rajonit. Me gjithë atë në kushtet kur kjo parti, si dhe partitë e tjera nuk premton rritje të financimit të sistemi shëndetësor. Këto premtime janë të pabesueshme“ , tha gazetarja.
Sipas gazetares Denisa Celami, asnjë nga dy partitë kryesore reformat në shëndetësisë nuk i shoqërojnë më faturë financiare, se sa para do t’i kushtojnë ato buxhetit të shtetit.
Top Channel