Vodhën mjetet e punës në minierë, arrestohen dy vëllezër në Bulqizë

03/04/2021 12:38
Foto ilustruese

Dy vëllezër janë arrestuar sot në Bulqizë, pasi dyshohet se kanë vjedhur mjetet e punës së një subjekti minerar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, vjedhja e motorsekave ka ndodhur mesnatën e 2 prillit. Vëllezërit me E. L., 19 vjeç, dhe E  L., 20 vjeç do të hetohen nga prokuroria e rrethit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë të autorëve të tyre, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 19 vjeç, dhe E  L., 20 vjeç, (vëllezër),  banues në Bulqizë, pasi në mesnatën e datës 2 prill, 2021,  në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur mjete pune (motorseka) në pronësi  të një subjekti minerar.

Në vijim të veprimeve  për gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura nga shtetasit e lartëpërmendur, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. M., 25 vjeç, dhe E. M., 29 vjeç, (vëllezër),  ku në garazhin e makinës së tyre u gjetën mjetet e punës të vjedhura nga shtetasit e lartpërmendur.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. M., e E. M., për veprat penale “Vjedhje”,  dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë

kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA