Mot i kthjellët me vranësira kalimtare, parashikimi për këtë të hënë Brenda dekadës Shqipëria do të bëhet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike.
Nga Bylisi, kryeministri Rama tha se paralelisht me turizmin, në mandatin e tretë vëmendja do të fokusohet më tej edhe në sektorët e lidhur direkt dhe indirekt me këtë industri.
“Jemi në fazën që në këtë dekadë Shqipërinë do ta bëjmë kampione të turizmit, agroturizmit dhe eksporteve bujqësore e do i ccojmë mbi 1mld që ta çojmë Shqipërinë një nivel tjetër..”
Kryeministri Rama është ndalur edhe të projektet infrastrukturore portuale dhe aeroportuale, ku deklaroi se fundi i mandatit të tretë do të shënojë edhe përfundimin e aeroportit të Vlorës.
“Brenda mandatit të tretë ndërtojmë aeroportin e Vlorës, brenda pak ditësh hapet i Kukësit, dhe menjëherë do hapet gara për atë të Sarandës. Ccmimet në Rinas. Dy portet e vendit do transformohen tërësisht dhe do ndihmojnë padyshim turizmin.”
Edhe pse pranoi se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon ende siç duhet, kreu i qeverisë tha se nevojitet kohë që institucionet të bëjnë punën e tyre.
“Padyshim që nuk është në nivelin e duhur për shqiptarët, por po jep shenja funksionimi. I duhet dhënë koha e duhur për të bërë punën institucionet. Ka vetëm një rrezik nga katërshja Berisha, Iliri, Monika dhe Luli, që fle, 3+1 më saktë.”
Top Channel