Mënyra e qarkullimit të automjeteve

Në datën 4 prill, do të ketë ndryshim të lëvizjes së automjeteve në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen në Tiranë, ku për drejtimin në rrugën “Teodor Keko”, Astir do të kalohet përmes Tunelit Nr. 3, ndërsa për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Sipas ARRSH-së, ndërsa dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundësohet si nga rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Në datën 04.04.2021 do të vihet në përdorim Plani i Menaxhimit të trafikut 2.
Në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana.
Konkretisht hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.
Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.
Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.
Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.
Për këto punime që po kryhen në rrugë kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA