Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shikojmë në radhë dhe të grumbulluar për të garantuar mbarëvajtjen e protestave të ndryshme, kësaj radhe policia është vënë në rresht për të bërë vaksinën anticovid.

Policia e shtetit numëron 11 mijë e 800 forca duke nisur që nga agjentët deri tek forcat speciale. Ata do të vaksinohen me prioritet pasi shikohen në vijën e parë të frontit.

Me sinovaks , me prioritet po vaksinohen edhe 1300 forca të gardës së Republikës, që kanë për detyrë të ruajnë personalitetet më të larta në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA