Foto ilustruese

Një i mitur është arrestuar sot në Vlorë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë një bashkëmoshatar.

I mituri me iniciale G. J., 17 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 17 vjeç. E.D. është në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, i cili është shpallur në kërkim.

I arrestuari është K. Y., 37 vjeç si dhe u bë shpallja në kërkim e M. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi ata, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, kanë vjedhur një biçikletë, në pronësi të shtetasit A. M, banues në Vlorë“, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA