Pas një debati që zgjati dy ditë, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet ligjore për të shtyrë regjistrimin nga muaji prill në shtator.
Kjo u ra dakord në takimin e liderëve të mbajtur të hënën midis kryeministrit dhe njëherësh kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.
Megjithatë, votimi mbi ndryshimet e Ligjit të Regjistrimit u shty për shkak të kundërshtimit nga partitë opozitare shqiptare.
95 deputetë votuan për ndryshimet e Ligjit të Regjistrimin të Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave, ndërsa 12 ishin kundër.
Ndryshimet ligjore morën edhe votat e nevojshme në votimin e Badinterit, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.
Me të njëjtin numër votash, u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat shtyhen zgjedhjet lokale nga gjysma e parë në gjysmën e dytë të tetorit, si dhe mundësohet përdorimi i terminaleve të gjurmëve të gishtave në zgjedhje.
Sipas ligjit fillestar, regjistrimi i popullsisë rezidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhej të kryhej nga 1 deri më 21 prill, duke përdorur një kompjuter dhe një aplikacion të veçantë.
Top Channel