Kundërshtimi i fletës së votimit nga PS, PD dhe Bindja Demokratike/ KAS akoma asnjë vendim

03/04/2021 12:40

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve akoma nuk ka dalë në asnjë vendim ditën  sotme, pas 1 ore e gjysmë diskutime në lidhje me kërkesat ankimore të  PD-së,  PS-së dhe e Bindjes Demokratike, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e fletës së votimit.

Socialistët kërkojnë që kandidatët të identifikohen me numra, ndërkohë demokratët edhe pse morën atë që deshën, një fletë me emra sërish janë të pakënaqur dhe kërkojnë që kandidatët të renditen në kolonë dhe jo horizontalisht.

Ndërsa Bindja Demokratike kërkon në fletën e votimit rikthimin e  logos së saj, por demokratët janë kundër.

Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salinaji tha se fleta e votimit e bën konfuz qytetarin për të zgjedhur kandidatin që do.

 “Fleta duhet të mbajë hapësirën e posaçme, mënyra e votimit përcaktohet nga KQZ, votuesi do ta ketë të vështirë në fletë që të zgjedhë kandidatin që ai do. Ajo nuk mund të konsiderohet e thjeshtë dhe orientuese. Krijon pabarazi orientimi në fletën e votimit. Kjo do të sjellë radhë të gjata. Ai është një vendim nuk është zbatuar në fletën e miratuar nga komisioneri. Fleta e bën konfuz duke mos zgjedhur subjektin që dëshiron”, tha Eridian Salianji.

“Të lejë logon e Bindjes Demokratike, sepse jemi zgjedhur mw parw si subjekt i tillë, kurse koalicioni është regjistruar si i tillë vetëm për këto zgjedhje. Nëse mendon se do të jetë Bindja Demokratike që të ndryshojë logon,   ajo që kemi dorëzuar përpara vendimit të komisionerit që pranojmë të identifikohemi”, tha përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.

“Logoja e Bindjes Demokratike krijon konfuzion. Është shkelur kriteri i qartësisë, prandaj hymë në atë zonën e turbullt që ligji e parashikon si kriter, kemi të drejtë kur këmbëngulim kur kërkojmë një fletë të votimit. Sa i përket kritereve të tjera nuk gjej shkelje nga ana e komisionerit”, tha përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA