Besimtarët katolikë që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme u janë drejtuar kishave katolike për të bekuar ushqimin që do ta konsumojnë të dielen e pashkës.

Thonë se marrin bekimin e Zotit për ushqimet e familjes e për këtë në mënyrë të veçantë ata i drejtohen kishës katolike.

Monsinjor Otavio Vittale në mesazhin e tij u bën thirrje besimtarëve të mos kenë frikë referuar këtu situatës së krijuar nga pandemia covid 19.

Kjo festë,e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqezimit të tij, është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA