Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pasditen e sotme ku një i mitur ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vëllezër me njëri-tjetrin.

Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA