Gjatë vizitës së tij në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e ujit Orizaj.
Rama ka theksuar se Brenda 2020 çështja e ujit të pijshëm 22 orë do të jetë e mbyllur. Sipas tij ato e kanë gjetur në një gjendje skandaloze çështjen e ujit të pijshëm në vend, që nuk krahasoj me asnjë vend tjetër në botë.
“I kemi hyrë detit në këmbë me ujin e pijshëm. Me 100 e ca kantiere në të gjithë vendit dhe financimet masive që janë bërë, të gjitha qendrat urbane do të kenë ujë 24 orë, hap pas hapi, disa e kanë tani, disa në shtatorë, e brenda 2022 të gjitha. Shtrirja në zona me intensitet më të vogël banimi po vijon dhe çështja e 24 orë ujë të pijshëm s’do jetë më një çështje që do të diskutohet në Shqipëri”, u shpreh Kryeministri.
Top Channel