Sot nisi vaksinimi i gazetarëve, të cilët janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit, ndërsa gazetarja e Top Channel, Genta Popa ka kryer vaksinimin live në edicionin e lajmeve të orës 15:00.

Studioja u përfshi në emocione të forta në lot dhe gëzim në të njëjtën kohë, ndërsa e ftuar ishte edhe Silva Bino, e cila ndërsa gazetarja Popa kreu vaksinën tha se ajo është e sigurt dhe mund të ketë vetëm disa efekte anësore të lehta që kalojnë shumë shpejt.

Genta Popa: Zonja Bino, komiteti i ekspertëve kishte një reagim sot në lidhje me këtë çështje, a ka lidhje vaksina me rastet e raportuara të humbjes së jetës?

Silva Bino: Absolutisht jo. Ka një deklaratë të komitetit të ekspertëve, të cilët vlerësojnë çdo gjë edhe efektet e lehta dhe ato të tjera pas vaksinimit. Në bazë të deklaratave të tyre të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur nuk kanë lidhje me vaksinën. Këto vaksina kryhen për tu mbrojtur nga Covidi dhe jo nga sëmundjet e tjera. Fatkeqësisht vdekje ndodhin gjatë të gjitha ditëve dhe mund të ketë edhe rastësira.

Genta Popa: Ndërkohë Zonja Bino, si po vijon procesi i vaksinimit të moshuarve?

Silva Bino: Procesi po ecën shumë mirë dhe ka një kërkesë të madhe dhe sistemi përballon shumë mirë kërkesën që është shumë e rëndësishme. Kemi filluar që prej të dielës në të gjitha pikat shëndetësore. Në qendra më të mëdha që grumbullohen më shumë njerëz, si p.sh. çadrat te sheshi, në shkolla, në vendet e punës. Të gjitha këto e kanë ndihmuar sistemin shëndetësor të përballojë më shumë vaksinime në ditë. Kemi kryer rreth 19 mijë vaksinime në ditë nga 10 mijë që kishim planifikuar.  Sa më shumë të kemi aq më shpejt mbarojmë. Ka një organizim shumë të mirë. Në bazë të prioriteteve po shkon gjithë plani i vaksinimit. Janë vaksinuar mësuesit me grupmoshat mbi 90 vjeç dhe pastaj kanë vazhduar mësuesit me ata mbi 80 vjeç. Aktualisht do të vaksinojmë ata 70 vjeç e lartë me policët dhe gazetarët dhe kështu me radhë.

Genta Popa: Po në fakt kolegët gazetarë , 7 prej tyre kanë humbur jetën, pikërisht në këtë momente , ekipi juaj ka ardhur këtu në studio që unë të bëj vaksinën, me të cilën shpresoj se do të përballoj dhe unë të gjitha pasojat që sjell covid.

Silva Bino: Efektet anësore janë të lehta, mund të keni temperaturë, një lloj dobësie, një lloj dhimbje të muskujve e kyçeve që e pata dhe unë kur e bëra.

Genta Popa: Unë jam gati për të bërë vaksinën, ndërkohë që i them teleshikuesve, që në këtë moment, mendja më shkon te familjari im i shtrenjti dhe i dashur, Kujtim Prodani që humbi jetën nga covid. Me siguri, shumë nga ju që na ndiqni keni humbur të afërm nga Covid 19, ndaj të gjithë ne që u prekëm dhe ju që keni dëgjuar dëgjuar këto lajme, t’i japim mundësi vaksinës, le të besojmë te shkenca, te mjekësia, por dhe te autoritetet. Jam gati!

Silva Bino e përlotur, thotë se: “Edhe unë u emocionova shumë Genta”.

Genta Popa: Është njerëzore, ne përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj.

Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm, ju falënderoj! Kujtimi ishte dhe miku jonë. Ky është një çasta shumë i rëndësishëm.

Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë. Ju falenderoj shumë për të gjitha.

Pjesa dërmuese e tyre janë paraqitur vetë dhe kanë kërkuar vaksinimin si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga covid që ka shkaktuar më së shumti fatalitete mes të moshuarve. Por duhet thënë se ditët e fundit ka patur zëra kundër vaksinës kineze.

Po ashtu, një grup nga gazetaret e terrenit dhe kameramanët që janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit ndodheshin në sheshin “Skënderbej” për të marrë vaksinën anti Covid.

Po ashtu një grup nga kolegët tanë, gazetaret e terrenit dhe kameramanët që janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit ndodheshin në sheshin “Sënderbej” për të marrë vaksinën.

Më herët, ministrja Manastirliu njoftoi se krahas gazetarëve ditën e nesërme do të nis edhe vaksinimi i efektivëve të policisë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA