Kualifikimi i 28 kandidatëve të BKH, Ambasadori Soreca: BE vazhdon të mbështesë SPAK
02/04/2021 11:58
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, përshëndet certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasadori Soreca u uron suksese kandidatëve që për ta nis edhe trajnimi i specializuar, teksa shton se BE vazhdon të mbështesë SPAK.
“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit të BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, shkruan ambasadori Soreca.
Top Channel