Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE 22/12 13:02
Izraeli po planifikon të nisë procesin e vaksinimit kundër koronavirusi edhe te fëmijët nga 12-15 vjeç, duke filluar nga muaji maj, pas rezultateve premtuese nga testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA për këtë grupmoshë.
Vendi tashmë iu ka ofruar vaksinën të gjithë qytetarëve nga 16 vjeç e sipër dhe më shumë se gjysma e popullsisë i ka marrë të dyja dozat. Shefi i shëndetësisë për koronavirusin Nachman Ash deklaroi se vaksinat do t’iu ofrohet fëmijëve nga 12-15 vjeç menjëherë sapo të marrin miratimin e Administratës amerikane për Barnat dhe të ministrisë së Shëndetësisë.
Tashme Izraeli regjistron shifra të vogla infektimesh ditore për shkak të ecurisë shumë të mirë të procesit të vaksinimit.
Top Channel