Kryetari i partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvend Projektligjin për Zgjedhje.

Ai tha se është pikërisht Albin Kurti që dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme dhe për të njëjtin tha se ka frikë nga pushteti.

Sipas tij, ngjarja e sotme është emëruese e përbashkët e një mendësie autoritare e cila po instalohet në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës sot duhet ta kuptojnë që është z.Albin Kurti ai i cili dëshiron që të ketë zgjedhje të parakohshme, është Albin Kurti i cili ka frikë nga pushteti, i cili nuk dëshiron që të marrë përgjegjësi, po i cili përmes ligjit për zgjedhje dëshiron që vendin ta çojë në zgjedhje të parakohshme në një situatë të njëjtë e cila pothuajse para një viti e ka pasur emrin e shkarkimit të Agim Veliut, e cila situatë ka prodhuar zgjedhje të parakohshme. Prandaj, përgjegjësi kryesor që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme është vet z.Kurti”, tha ai.

Hoxhaj, tha se do kundërshtojnë me çdo mjet demokratik ligjin i cili u dërgua për votim sonte në Kuvend të Kosovës, derisa foli se si do të duhej të vepronte një presidente.

“Ai apo ajo që synon të ketë një post të tillë sot do të duhej ministrat e saj të votojnë kundër në qeveri të Kosovës, sot do të duhej që deputetët e saj në emër të mbrojtjes së demokracisë dhe të mos koncentrimit të të tria pushteteve të qeverisë, të Kuvendit dhe të Presidencës dhe të mos bërjes marionetë dhe kukull në shërbim të një njeriu të vetëm.  Prandaj, është koha e fundit që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë që është PDK ajo e cila në fakt e reflekton ndërgjegjen politike të tyre, ndërgjegjen kombëtare të tyre dhe do ta japim maksimumin që a mbrojmë këtë institucion, sikurse do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik Ligjin i cili mund të vjen sonte në Kuvend të Kosovës”, tha ai.

Ai ka ftuar BE-në dhe ambasadat e shteteve mike në Kosovë që të reagojnë lidhur me iniciativën e qeverisë Kurti.

“I ftojë miqtë dhe partnerët anë ndërkombëtar, e ftoj BE, OSBE-në, SHBA-të të cilat shpesh herë këto ditë të fundit më kanë nderuar edhe mua me vizitën e tyre në zyrat e PDK-së kanë bërë thirrje publike që të ruhet stabiliteti në vend, që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, që ata sonte ta thonë fjalën e tyre për atë se çfarë drejtimi po lëviz Kosova. Ne nuk do të lejojmë që dikush ne emër të ç’kapjes së shtetit ta ngulfatë demokracinë të re”, tha ai.

Hoxhaj tha se janë të vendosur që me votën dhe me qëndrimin e tyre në Kuvend të Kosovës të parandalojnë iniciativa të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA