Certifikimi i 28 kanditatëve të BKH, ambasadorja Yuri Kim: SPAK po vendos kriminelët pas hekurave

02/04/2021 11:39
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Ambasadorja, Yuri Kim me anë të një deklarate në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me certifikimin e 28 kandidatëve të BKH.

Ambasadorja shkruan se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara.

“SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuri dhe duke vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë është duke dëgjuar raste; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse njerëzit e këqij nuk e duan atë.”shkruan Yuri Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA