Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka dhënë një intervistë ndryshe në emisionin “Jashtë Loje” me Sidorela Gjonin në Top Channel. Xhirimet janë realizuar në Gjirokastër, zonë ku Çuçi kandidon për një mandat tjetër si deputet.
Gazetarja e ka pyetur se çfarë pozicionesh do t’ju jepte në Ministrinë e Brendshme apo Policinë e Shtetit disa politikanëve. Më poshtë përgjigjet e Çuçit.
Erion Braçen do ta vendosja në pozicionin e Agjencisë së Kontrollit Policor sepse është një monitorues shumë i mirë i punëve publike në përgjithësi.
Belinda Balluku është grua e fortë, mund të ishte drejtore e përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Grida Dumën, do e leja ta vendoste Etilda Gjonaj.
Ilir Metën nuk e emëroja, s’ka kaluar vettingun.
Ogerta Manstirliu do të ishte shumë mirë të drejtonte strukturën e policimit në komunitet. E bën shumë mirë këtë gjë.
Etilda Gjonaj do të ishte shumë e mirë si një drejtuese e drejtorisë së strategjive që kemi ne aty.
Monika Kryemadhin, e shoh shumë afër drejtimit të ndonjë komisariati. Le ta zgjedhë vetë.
Lulzim Bashën, do të ishte një pozicion që punën ta kishte pasdite.
Edi Rama nuk bën për polic.
Erion Veliajn do ta vëja drejtor të disiplinimit të trafikut në Tiranë. Besoj e bën shumë mirë këtë punë.
Jozefina Topallin, mund të ishte shumë mirë te detyra e drejtorit të luftës kundër krimit të organizuar. Me figurën publike që ka krijuar e ka profilizuar veten që nuk bën kompromise të mëdha.
Top Channel