Abuzoi seksualisht me një 16-vjeçare, policia shpall në kërkim 31-vjeçarin nga Saranda
02/04/2021 09:34
Policia është vënë në ndjekje të një 31 vjeçari, pasi një shtetase e mitur ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Policia po punon për kapjen e shtetasit me inicialet E.S., 31 vjeç, banues në Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel