Të moshuarit, vullnetarë në vaksinim Elbasan/ Për të përballuar fluksin, vaksinimet do bëhen në qendër të qytetit

01/04/2021 15:30

Qindra të moshuar janë paraqitur sot që në orët e para të mëngjesit në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit për të  bërë aleancë me jetën.

Me gjithë dyshimet edhe hezitimet e fillimit tashmë janë qindra e qindra persona që vullnetarisht pranojnë të vaksinohen, ndërkohë që shprehen të lehtësuar që më në fund ky proces filloi masivisht.

Vaksinimi masiv në Elbasan, nisi katër ditë më parë por numri i madh i personave e bëri të pamundur menaxhimin e situatës në qendra shëndetësore. Tashmë për të përballuar një numër më të madh të moshuarish që dëshirojnë të vaksinohen është hapur qendra e qytetit të Elbasanit me qindra të vaksinuar çdo ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA