Padia; Pedofilët Epstein e Maxwell u thonin viktimave se do t’i hidhnin te krokodilët nëse refuzonin trafikimin (fotot)

01/04/2021 19:02

Një vajzë e re u mor me forcë dhe u përdhunua nga dyshja famëkeqe e predatorëve seksualë Jeffrey Epstein dhe ‘madama’ e tij Ghislaine Maxwell në prani të djalit të saj, për t’u trafikuar më pas te miqtë me pushtet të Epstein nën kërcënimet se do të hidhej te krokodilët, thotë një padi e re ndaj tyre.

Punonjësja turke e pronave të patundshme ka paditur përfaqësuesit e Epstein për torturat që pretendon se ka pësuar gjatë mbajtjes prej tij, sipas një padie të depozituar javën e shkuar, të publikuar dje nga e përditshmja amerikane Miami Herald.

E emëruar si Jane Doe në dokumentet ligjore, ajo ishte prezantuar me Epstein dhe partneren e ti të krimit Ghislaine Maxwell, nga punëdhënësi i saj mik i Epstein, i cili i tha se financieri hebre kërkonte një pronë me qera, shpejt dhe me para në dorë.

Pas mbylljes së shërbimit, ajo thotë se Epstein i kishte sugjeruar të punojë për të duke e bindur dhe dhurata të shtrenjta dhe premtime për ngritje në detyrë, për të dhe burrin e saj të atëhershëm.

Për fatin e keq, agjentja e pronave, e cila kishte lënë pasaportën e saj me Maxwell “për ta ruajtur” në kompleksin famëkeq në Palm Beach, SHBA, pranoi të punonte për Epstein.

Sipas padisë, kur Doe erdhi në shtëpinë e financierit, gjeti Epstein të zhveshur, ndërsa Maxwell në rolin e shërbyeses së tij, të cilët e sulmuan seksualisht gruan. Maxwell tregonte armët që Epstein mbante në shtëpi, në formë intimidimi, ndërsa e kërcënonte me deportim nga SHBA dhe marrje të djalit të saj.

Epstein (majtas) dhe ‘madama e tij e prostitucionit

Më pas Doe u mor për një xhiro në makinë me Epstein e Maxwell, ndërsa kur kaluan pranë një pellgu me aligatorë, financieri i tha qartë: “Ashtu siç ka ndodhur me të tjera në të kaluarën, do të përfundosh në atë pellg nëse i tregon njeriu për atë që bëmë”.

Doe thotë se më tej kaloi disa ditë të tjera përdhunimi nga Epstein e Maxwell, duke përfshirë dhe një rast në Napoli në prani të djalit të saj, dhe u trafikua te burra të tjerë, përfshi dhe një gjykatës vendas, që nuk emërohet në dokumente.

Gruaja shton se është detyruar të kryejë kirurgji në vaginë për ta prezantuar si ‘të virgjër’ për një “klient të profilit të lartë”, një procedurë për të cilën thotë se e la “të gjymtuar dhe me dëme të përhershme”.

Përveç kërcënimeve të deportimit dhe marrjes së djalit të saj, Doe ishte filmuar e zhveshur dhe duke kryer akte seksuale, në kuadër të materialit të shantazhit që Epstein e Maxwell alumulonim vazhdimisht.

Dyshja kishin sugjeruar që bashkëshorti i saj të fillonte punë në FBI, teksa përshkruanin influencën e Epstein me FBI dhe figura të larta në pushtet.

Kur Doe shpëtoi nga kthetrat e Epstein e Maxwell, ajo thotë se nuk kishte guxim të denonconte dyshen famekeqe prej kërcënimeve të rënda. Epstein asokohe mbante disa avokatë të fuqishëm prej morisë së padive seksuale kundër tij.

Krimineli seksual Epstein vdiq nga një vetëvrasje e pashpjeguar në burg në 2019, kurse Maxwell pret akuzat e trafikut seksual në një burg të Brooklyn, me gjyqin e radhës në korrik 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA