Të përmalluar maturantët u rikthyen në bankat e shkollës.

Pas 7 javësh mësimi në distancë, 215 gjimnazet në 10 bashki të cilësuara nga Komiteti i ekspertëve si zona të kuqe, me rrezik transmetimin e virusit, kanë hapur dyert këtë të enjte vetëm për nxënësit e klasave të 12.

Rikthimi i tyre në ambientet e shkollës erdhi pas vaksinimeve te arsimtarëve si dhe rënies së infektimeve te moshat e reja, por edhe që ata të përgatiten për 4 provimet e maturës që do të zhvillohen brenda muajit qershor. E ky vendim në përgjithësi ka gëzuar të rinjtë.

Ndërsa ka edhe maturantë që me përtesë kanë ardhur në shkollë e do të dëshironin më tepër mësimin nga shtëpia.

Teksa maturantët ishin të ndarë në dy grupe në klasa në orare të ndryshme për te respektuar distancën, jashtë ambienteve të shkollës gëzimi që takuan njëri tjetrin anashkalon disi masat anticovid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA