Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj duke e konfirmuar në detyrë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj doli një javë më parë para institucioneve të veting-ut për vlerësimin e figurës.

Më herët KLP kreu vlerësimin etik dhe profesional të prokurores dhe në mënyrë unanime votuan për ta lejuar atë të vijojë ngjitjen në karrierë.

Ajo është zgjedhur nga KLP në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA