EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, transportohet me helikopter drejt Tiranës
28 kandidatë që konkurrojnë për në Byronë Kombëtare të Hetimit janë certifikuar.
Ndërsa, deri tashmë, në garën për hetues të BKH-së, 9 kandidatë janë skualifikuar.
Njoftimi
Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:
28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë.
9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë .
Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.
Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në website-in e BKH-së, (BKH.al).
Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në website -in e BKH-së.
Falenderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.
vijon…
Top Channel