Në Fiks Fare mbërritën disa ankesa ku thyhej se firma AGED sh.p.k në Elbasan shfrytëzon lumin Shkumbin, duke e gërryer dhe marr inerte pa leje.

Fiksi pa nga afër situatën dhe filmoi se si kjo firmë me mjetet e saj gërryente shtratin e lumit Shkumbin dhe mbushte kamionë me materiale më pas për t’i çuar në ambientet e firmës ku dhe përpunoheshin.

Në këto kushte gazetarët e Fiks Fare vunë në dijeni IKMT Elbasan ku së bashku me dy inspektorë shkuan për të bërë verifikime nëse firma kishte apo jo leje për shfrytëzimin e shtratit të lumit Shkumbin. Gjatë rrugës Fiksi dhe inspektorët e IKMT-së gjejnë kamionin e mbushur plot me materiale të shtratit të lumit. Kamioni i firmës AGET ishte pa targa dhe pa letrat e mjetit. I pyetur shoferi kamionit se ku do e shkarkonte ngarkesën ai përgjigjet në argjinaturën aty ngjitur të cilën firma e ka nën rehabilitim dhe mirëmbajtje, ndaj ka dhe leje për të gërryer lumin Shkumbin. Pasi e kishin filmuar plot 3 herë atë dite kamionin që ishte ngarkuar me matërial të lumit, gazetarët e Fiksit e pyesin shoferin se sa herë ngarkohet në ditë. Ai gënjen duke thënë se atë ditë vetëm një herë ishte ngarkuar me inerte, dhe një herë para tre ditësh. Por filmimet e Fiksit hodhën poshtë fjalët e shoferit të kamionit. Ndërkohë gazetarët e Fiksit vunë re se kamioni qarkullonte pa targa.

Inspektorët e IKMT-së i kërkojnë shoferit letrat e makinës, të cilat nuk i kishte me vete por tregon që janë në zyrat e firmës. Pa targa është edhe ekskavatori i cili kryente gërryerjen e lumit e më pas ngarkimin me inerte të kamionit. ” Unë s’kam pasur ndonjëherë targa” shprehet shoferi i eskavatorit, duke u justifikuar se janë të zonës së Shkumbinit dhe se mjetet nuk dalin jashtë zonës ku punojnë.
Inspektorët e IKMT-së kërkojnë që shoferët të komunikojnë me pronarin për të sjellë dokumentacionin përkatës të makinave dhe nëse firma për të cilën ata punojnë AGET ka leje apo jo.

Punonjësit e IKMT njoftojnë edhe policinë e shtetit për ndihmë të cilët mbërrijnë njëkohësisht bashkë me djalin e pronarit. Ky i fundit në dorë mbante disa dokumenta në të cilat pretendon se lejen e shfrytëzimit e ka marrë në vitin 2017 me afat 5 vjeçar. ” Edhe vjet më ka ndodhur kjo gjë, nuk e di se kush ankohet ndonjë konkurent” shprehet ai ” por unë jam në rregull dhe ja ku keni edhe dokumentin e prokurorisë ku thuhet se leja është në rregull” përfundon ai.

Policia bëri shoqërimin në komisariat të dy shoferëve dhe djalit të pronarit për verifikim, ndërkohë që mjetet do t’i dërgonin në pikën e bllokimit.

Pas verifikimeve të bëra nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zyrtarisht ata në një përgjigje me shkrim për Fiks Fare shprehen se leja që zotëron firma AGET është e pavlefshme që prej shtatorit të vitit 2020.

Kjo leje firmës i ishte dhënë nga Këshilli i Basenit Ujor Shkumbin , Elbasan më 24 prill 2017. Ndërkohë që për Inspektoriatin Kombëtar të mbrojtjes së Territorit Qendror Tiranë, nuk figuron asnjë subjekt i licensuar për shfrytëzimin e inerteve në territorin e Qarkut Elbasan.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA