Durrës/ Rama tregon cilët do vaksinohen pas grave dhe vajzave të fasonerive

01/04/2021 14:44

DURRËS– Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Durrësit ka thënë se me prioritet për tu vaksinuar do të jenë edhe punonjësit e hoteleve.

Rama ka thënë se pas vaksinimit të punonjësve të fasonerive do të vijojë vaksinimi i punonjësve të hoteleve.

Sipas Ramës ata kanë kontakte me shumë njerëz dhe për këtë arsye janë me prioritet vaksinimi.

DEKLARATA:

Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar. Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat. Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA