DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga kapja e 49 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Mësohet se sasia e madhe e kokainës ishte ngarkuar dhe fshehur në këmbët e konteinerit me banane që vinte nga Guajakili i Ekuadorit. Nga Ekuadori droga kishte zbarkuar në portin Mersin të Turqisë, ndërsa më pas ka mbërritur në portin e Durrësi. Mësohet se konterineri ku ishte fshehur droga kishte tre ditë që ndodhej në portin e Durrësit.
Lidhur me këtë sasi droge, policia ka vënë në pranga Selim Çekajn,babanë e Arbër Çekajt. Kujtojmë se Arbër Çekaj është dënuar me 14 vjet burg për trafikimin e 613 kg kokainë po nga Ekuadori.
E njëjta kompani, e njëjta linjë trafiku, me të njëjtin mall, banane në konteiner, ndryshon vetëm emri i pritësit po që ngelet brenda së njëjtës familjes.
Top Channel