
Edi Rama ka folur me tone të ashpra për LSI duke thënë se është thjesht një sistem e trung familjar që kontrollohet nga Ilir Meta dhe dorëzania i mbetet Monika Kryemadhit.
Sa i përket Nasip Nacos dhe Lefter Kokës që u larguan nga LSI për tu bërë pjesë e ekipit të PS, Rama thotë se janë individë që kanë ardhur me vota, nuk janë promovuar në sfilatë.
Rama: Sot LSI është një degjenerim. LSI është Ilir Meta, Ilir Meta, pastaj janë nja 96 vende bosh dhe vendin e 100 e ka Monika Kryemadhi. Nuk ka LSI tjetër. Në atë rreth njerëzish nuk kam asgjë personale me askënd prej tyre. LSI është një filozofi, një sistem dhe një trung familjar dhe aty nuk ka gjë tjetër, tjerat janë gjethe vjeshte e pranvere. Unë kam punuar me ata njerëz dhe jo vetëm këta, por edhe aty ka njerëz që i respektoj si persona.
Nuk është cështja tek njerëzit, por tek sistemet. Është një permament që nuk shmanget dot. Me Nasip Naçon kam punuar, ka qenë ministër i drejtësisë i LSI, me Lefter Kokën kam punuar dhe më para se ka qenë para i PS, pastaj shkoi te LSI, pastaj tek PS dhe këta janë individë që vijnë në skuadrën tonë se janë njerëz me vota, nuk janë promovuar në sfilatë.
Sejamini: Kur i ka shërbyer Metës zoti Koka, si i ka shërbyer?
Rama: Çfarë më di ti mua? Këto janë muhabete si në kohën e partisë. Nuk kam dalë të përqafoj njerëz, përqafoj pleqtë dhe plakat që vaksinohen. Nuk merrem me njerëzit, kjo është fusha e ndeshjes. Këta janë lojtarë në fushë. Për Metën kam vetëm keqardhje që është katandisur, jam gati ta ndihmoj nga ana njerëzore. Në këtë fushë e konsideroj hall të madh për këtë vend. LSI si sistem të shpërfytyruar e konsideruar një çiban.
Aty është një sistem i ngritur nga Meta, i kontrolluar nga Meta, në funksion të Metës. Monika është dorëzania. Iliri shkon në presidencë, Monika ka për detyrë të drejtojë atë sistem mizerabël.
Top Channel