Porosinë për kandidatët, derë më derë për të kërkuar votën, Lulzim Basha e zbatoi vetë në Tiranë, ku në njësinë numër 2 u kërkoi personalisht qytetarëve që ta votonin me 25 Prill.
Ndjesa për shtresën e ish-pronarëve nuk mungoi, bashkë me zotimin se do iu kthehet e drejta e mohuar.
Dy partitë e mëdha e dështuan votën e disporës. Por kryedemokrati thotë se e ka në plan ta mundësojë kur të vijë në pushtet.
Në zgjedhjet e 25 Prillit beteja për Tiranën pritet të jetë edhe më e ashpra.
për shkak të numrit të mandateve ndaj Kryedemokratit kërkoi mbështetjen e familjeve autoktone te kryeqytetit.
Në 12 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Lulzim Basha ftoi shqiptarët ta rikthejnë Partinë Demokratike në pushtet për të bërë të mundur futjen e Shqipërisë në BE.
Top Channel