Një 29-vjeçare, ka sjellë në jetë fëmijën e saj, pasi sfidoi me sukses koronavirusin.

Lajmin e ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në “Facebook”. “Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me Covid  falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha”.

Sipas ministres, ndërhyrja ka qenë e vështirë por dhe nëna, dhe foshnja ia dolën mbanë dhe tashmë janë kthyer në shtëpi. “Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e Covid 19, ia doli mbanë

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA